Çitaku pas shpërndarjes së Kuvendit: Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal – LVV
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, po thotë se janë egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV ato që po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh. Në një postim në Facebook, Çitaku tha se adresa e përgjegjësisë është e qartë…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, po thotë se janë egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV ato që po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh.
Në një postim në Facebook, Çitaku tha se adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: “refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik”.
“Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë. Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, shkroi Çitaku.
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi në një konferencë të sotme për media se ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Parlamentit dhe rrjedhimisht çuarjen e vendit në zgjedhje.