Çitaku para protestës në Prishtinë: Çdo zë që ngrihet këtu dëgjohet edhe në Hagë, shihemi në shesh

ekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka thënë se zërat e qytetarëve në Prishtinë dëgjohen edhe në Hagë. “Çdo zë që ngrihet…

Lajme

21/09/2026 19:10

ekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka thënë se zërat e qytetarëve në Prishtinë dëgjohen edhe në Hagë.

“Çdo zë që ngrihet këtu, në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë. U jep kurajo çlirimtarëve tanë dhe u tregon se nuk janë vetëm. Ata atje, ne këtu. Me dinjitet, çdo natë. Deri në Liri! Shihemi në shesh”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/