Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Heronjtë nuk vdesin kurrë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shtatorja e Pajazitit i jep frymëzim dhe shpresë, duke vlerësuar qëndrimin e tij prej një njeriu të vendosur dhe sypatrembur. Ajo…

Lajme

01/11/2026 13:12

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti, në 64-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shtatorja e Pajazitit i jep frymëzim dhe shpresë, duke vlerësuar qëndrimin e tij prej një njeriu të vendosur dhe sypatrembur.

Ajo ka theksuar se pavarësisht viteve që kalojnë, Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën e popullit, si një ndër luftëtarët e parë të lirisë.

“Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”, ka shkruar Çitaku, duke i uruar 64-vjetorin e lindjes heroit Zahir Pajaziti.