Çitaku kritikon tubimin e LVV-së në Zvicër: Mentalitet i rrezikshëm për demokracinë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Zvicër, duke e cilësuar atë si një nivel tjetër të marrëzisë politike dhe një rrezik për shëndetin demokratik të vendit. Në reagimin e saj në Facebook, Çitaku thekson se ndonëse mbështetësit e partive politike nuk mund të kontrollohen plotësisht, situata…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Zvicër, duke e cilësuar atë si një nivel tjetër të marrëzisë politike dhe një rrezik për shëndetin demokratik të vendit.
Në reagimin e saj në Facebook, Çitaku thekson se ndonëse mbështetësit e partive politike nuk mund të kontrollohen plotësisht, situata bëhet shqetësuese kur një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga vet partia.
Sipas saj, prania e liderit dhe reagimi i tij me duartrokitje e kalon kufirin e folklorit politik dhe shijes së keqe, duke promovuar një mentalitet të dëmshëm.
Çitaku vlerëson se problemi nuk qëndron te kualiteti i këngës, por te mesazhi dhe mentaliteti që, sipas saj, po promovohet në aktivitete zyrtare partiake. /Lajmi.net/