Çitaku ia kujton Kurtit: S’kemi as kryeprokuror, as drejtor të Policisë as ministër të Shëndetësisë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se duhet dorëheqje zingjirore për rastin e vrasjes së 35-vjeçares. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ia ka rikujtuar Kurtit se Kosova aktualisht s’ka as ministër të Shëndetësisë, as kryeprokuror e as drejtor të Policisë, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se duhet dorëheqje zingjirore për rastin e vrasjes së 35-vjeçares.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ia ka rikujtuar Kurtit se Kosova aktualisht s’ka as ministër të Shëndetësisë, as kryeprokuror e as drejtor të Policisë, shkruan lajmi.net.
“Ku e ndale zingjirin e përgjegjësisë?”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kryeministër, Kosova nuk ka:
1) Ministër të Shëndetësisë
2) Kryepokuror
3)Drejtor të Policisë.
Ku e ndale zingjirin e përgjegjësisë?. /Lajmi.net/