Çitaku: Albin, jep dorëheqje nga pozita e Kryeministrit, eja ulu si deputet dhe përfundon kjo punë
Vlora Çitaku, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që Albin Kurti të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe të ulët si deputet. Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se duhet lënë anash anash akuzat e zbrazëta të cilat u bënë sot nga deputeti Albin…

Lajme
Vlora Çitaku, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që Albin Kurti të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe të ulët si deputet.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se duhet lënë anash anash akuzat e zbrazëta të cilat u bënë sot nga deputeti Albin Kurti.
Tutje Çitaku e ka quajtur skenarist të dobët Kurtin gjë për të cilën thotë se ligjin për këtë e kanë miratuar vetë nga partia e tij.
“Në fund të fundit, ligjin për këtë e keni miratuar vetë. Mjaft më me drama e filma, se edhe ashtu, skenarist i dobët dole. Pastaj, leni akuzat e zbrazëta. Jeni ju që po komunikoni me Listën Serbe për vota e pazare”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe edhe Çitaku ka hedhur akuza ndaj VV-së, teksa tha se kjo situatë erdhi si pasojë e paaftësisë së VV-së për të pasur shumicë.
“Ndërkohë që në Kuvend u shfaq një dramë e dobët, drama e vërtetë po përjetohet çdo ditë nga familjet kosovare , me çmime të papërballueshme të energjisë dhe rritje enorme të kostos së produkteve bazike”, shkroi Çitaku. /Lajmi.net/