Cillessen i shqetësuar për të ardhmen e tij, mendon se po vlerësohet me çmim të lartë
Portieri i dytë i skuadrës së Barcelonës, Jasper Cillessen, është shprehur shumë i shqetësuar rreth të ardhmes së tij.

Sport
Holandezi e ka pasur të pamundur ta fitojë balotazhin me Marc Andre Ter –Stegen, dhe tashmë është në kërkim të një skuadre tjetër, ku do të gëzonte minuta.
Barcelona po e vlerëson me 60 milionë euro portierin holandez, shifër kjo që mund të pengojë gjasat e tij për largim, dhe ky fakt pikërisht po e shqetëson portierin, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Portieri i skuadrës katalane ka kontratë të vlefshme me skuadrën deri në vitin 2021, dhe Barca nuk e ka ndërmend ta humb atë për pak para.
Reprezentuesi holandez ka thënë se shpreson që skuadra e tij ta ulë çmimin që t’i bëjë gjërat më të lehta për të. /Lajmi.net/