Cilët lojtarë duhet të largohen nga Reali? Pesë milionë tifozë votojnë

Pothuajse pesë milionë tifozë kanë pasur fjalën e tyre se cilët lojtarë të Real Madrid duhet të qëndrojnë dhe që duhet të largohen nga klubi këtë verë.

Sport

23/05/2019 11:18

Javën e kaluar, Marca publikoi një artikull me 14 lojtarët që do largohen nga Santiano Bernabeu këtë verë, mes tyre emrat si Keylor Navas, Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Sergio Reguilon, Dani Ceballos, Marcos Llorente, Mateo Kovacic, James Rodriguez, Martin Odegaard, Oscar Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazquez, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz.

E përditshmja spanjolle AS bëri një votim publik për tifozët e Realit, me lojtarët që dëshirohen më shumë dhe ata që duhen të largohen… me Gareth Bale që mori 9 për qind të votave, përcjell lajmi.net.

Uellsian është lojtari më i padëshiruar nga tifozët, pastaj vjen Mariano Diaz dhe çuditërisht djali i Zinedine Zidane, Luca.

Dani Carvajal, Vinicus Junior, Sergio Ramos e Brahim Diaz janë lojtarët që pëlqehen më shumti nga tifozët e Los Blancos.

Më poshtë mund ta shihni rezultatin e plotë nga ky votim:

Dani Carvajal: 92%
Vinicius Junior: 89%
Sergio Ramos: 84%
Brahim Diaz: 83%
Alvaro Odriozola: 82%
Sergio Reguilon: 81%
Keylor Navas: 76%
Raphael Varane: 75%
Karim Benzema: 72%
Thibaut Courtois: 65%
Luka Modric: 63%
Nacho Fernandez: 60%
Casemiro: 59%
Fede Valverde: 59%
Marcos Llorente: 59%
Lucas Vazquez: 52%
Toni Kroos: 36%
Jesus Vallejo: 36%
Marcelo: 33%
Isco: 31%
Dani Ceballos: 30%
Luca Zidane: 28%
Mariano Diaz: 24%
Gareth Bale: 9%    /Lajmi.net/