Cikël të çrregullt apo edhe shumë të gjatë? Ja çfarë thonë doktorët

Shkencëtarët kanë studiuar më shumë se 93 mijë gra në 20 vitet e fundit, konkretisht ata kanë studiuar ciklin menstrual të tyre.

Lifestyle

16/10/2019 10:51

Të keni cikël të çrregulluar apo edhe shumë të gjatë mund të jetë një shenjë e vdekjes së hershme, kjo sipas një studimi.

Studiuesit e kanë mbrojtur këtë lidhje pasi që kanë studiuar ciklin menstrual të 93 mijë grave për më shumë se dy dekada, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Gratë, periodave e të cilave ishin të luhatshme, kishin më shumë gjasa të vdisnin nga çfarëdo lloj gjendje gjatë studimit të bërë.

Doktorët besojnë se kjo gjë ndodh për shkak se këto gra me çrregullime menstruale mund të kenë sëmundje të cilat nuk mund të vërehen. Mirëpo, Universiteti i Hardvardit nuk e ka studiuar lidhjen e kësaj çështje, çrregullimeve menstruale dhe vdekjes së hershme.

Çrregullimet menstruale nënkuptojnë kur cikli vjen para apo pas kohe, pa një kohë të caktuar. /Lajmi.net/