Cigaret elektronike nuk e kanë efektin që keni menduar

23:00 | 18 Korrik 2019

Një studim i ri ka raportuar se cigaret elektronike nuk e kanë efektin që keni menduar që e kanë. Përkundrazi, këto lloje të cigareve mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Një studim i ri ka raportuar se cigaret elektronike nuk e kanë efektin që keni menduar që e kanë. Përkundrazi, këto lloje të cigareve mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Ky studim tregon se personat që kanë kaluar nga konsumimi i cigares, në cigare elektronike kanë menduar që do të i bëjë ata të heqin dorë nga cigaret që përmbajnë e rregullta. Mirëpo, studiuesit kanë gjetur se këto cigare në fakt ju bëjnë që të pini më shumë dhe mos të jeni në gjendje të heqni dorë  nga cigaret.

Për këtë studim të ri, i cili u krye në Institutin nacional të shëndetin në U.S, analizuan 240 të rritur nga mosha 18 deri 29, që përdornin cigare normal dhe cigare elektronike.

Në këtë studim, pjesëmarrësit u pyeten, se çka do të bënin nëse cigaret elektronike me shije do të limitoheshin, nëse nuk mund të rregullonin sasinë e nikotinës ose temperaturën e avullit dhe nëse nuk do të përmbanin nikotinë.

Nëse nikotina nuk do të ishte pjesë e cigareve elektronike 47% e pjesëmarrësve nuk do t’i përdornin ato fare dhe do të konsumonin cigare të rregullta.

Nëse cigaret elektronike nuk do të ishin më në dispozicion, 22% të tyre thanë se do fillonin prapë cigaren. /Lajmi.net/