Çifti publikoi fotografi të vjetra të pushimeve – gjobitet për shkelje të masave të karantinimit

Një çift në Australi është gjobitur në mes të pandemisë, pasi dyshja postuan fotografi të vjetra të pushimeve në Facebook.

Fun

16/04/2020 23:14

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet australiane menduan se kapën shkelës të bllokimit, vetëm pasi më vonë u vërtetua se fotot e postuara në mediat sociale ishin të vitit të kaluar.

Garry dhe Jaz Mott, nga qyteti i Victorias ndanë disa fotografi më 5 prill nga shtëpia, të një udhëtimi në vitin 2019, duke bërë që policët t’i vijnë tek dera katër ditë më vonë.

Bëhet e ditur se të dy u gjobitën me nga 1,000 dollarë, nga policia e shtetit, si shkelje e bllokimit të rreptë të vendit. Ndërkaq u paralajamëruan se nëse do të vazhdonin të publikonin më shumë fotografi, do të arrestoheshin.

Lidhur me këtë rast policia përfundimisht u njoftua për këtë keqkuptim, ndërsa i tërhoqi gjobën të dyve.