Çifti pohon se kishin parë diçka misterioze në qiell (FOTO)
Video ishte realizuar nga një çift që ishte duke udhëtuar me veturë në qytetin e Manchesterit, ata pohojnë se kan parë diçka të çuditshme në qiell

Bota
Në video shihet një objekt i zi duke lëvizur nepër qiell mbi Ashton-under-lyne të Manchesterit.
Ky është një fluturim i pazakontë pasi që lëvizja bëhet në të gjitha anët, dhe jo vetëm në një drejtim.
Video është ngarkuar në YouTube muajin e kaluar dhe çifti pohojnë se ishin ndjerë të tronditur nga ajo që kishin parë në qiell nga vetura e tyre, rapoorton lajmi.net
“Burri im frenoi dhe filluam të filmonim atë që shihnim në qiell” thotë Sophie.
“Ne thjeshtë menduam se ishte ndonjë airoplan por ajo nuk po ecte në një drejtim, vetëm luhatej” shton ajo.
Filmimi duket se është fshirë nga Youtube, por një foto që ende po qarkullon nepër media është kjo: