Çifti i mjekëve shërohet nga koronavirusi: Pamje që tregojnë takimin me fëmijën e tyre pas 70 ditësh

Pasi u shëruan nga koronavirusi i ri (COVID-19), Ismail Hakki Akbeyaz dhe bashkëshortja e tij Berkin Akbeyaz nga Turqia, që të dy mjekë, pas 70 ditësh përsëri përqafuan fëmijën e tyre.

Fun

26/05/2020 22:16

Ky çift mjekësh nga 11 marsi u detyra të qëndrojnë të ndarë në një shtëpi tjetër pasi kuptuan se janë infektuar nga virusi.

Pasi mposhtën sëmundjen, pas afër dy muaj e gjysmë, ata përsëri u kthyen në shtëpi ku i priste djali i tyre dy vjeçar Omer Berkten.

Ky moment emocionues i cili u ndoq nga kamera e telefonit celular, tërhoqi simpati të shumta në rrjetet sociale.

Ndryshe, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në vendin e tij numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.397, me vetëm 28 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

https://www.facebook.com/oslobodjenjeba/videos/2709705649354352/