Çifti më i famshëm në botë në mbështetje të Hillary Clinton (Video)
Beyonce dhe Jay-z kanë dalur hapur në mbështetje të kandidates për presidente të SHBA-së Hillary Clinton.

ShowBiz
Me përkrahjen e tyre, Hillary Clinton i ka siguruar disa vota më shumë.
Kandidatja demokrate për presidencën e SHBA-së u shfaq në skenë me Jay Z e Beyonce përpara një turme të madhe njerëzish në Cleveland gjatë fushatës së saj.
Edhe pas vendimit të FBI-së për të ndërhyrë në email-et e Hillary Clinton, kjo nuk i ka bërë njerëzit aspak skeptikë për të dalë në mbrojtje të saj.
Në Cleveland mijëra njerëz brohorisnin emrin e saj.
Jay Z e Beyonce nuk kanë qenë të vetmit artistë që knaë dalë hapur pro Hillary-t. Më parë Katy Perry dhe Madonna, në koncertet e tyre i kanë dhënë një dorë fushatës së Clinton.
Hillary Clinton embraces Beyonce and Jay Z onstage at a rally in Cleveland, Ohio https://t.co/8kQ324kF3n https://t.co/lmcZoqB5BC
— CNN (@CNN) November 5, 2016