“Ciao” Milan, transferohet në Kinë për 30 milionë euro (FOTO)
Carlos Bacca mund të largohet menjëherë nga Milan
Sport
Tianjin Quanjian kërkon sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca.
“Sky Sport” raporton se reprezentuesi kolumbian mund të largohet menjëherë nga San Siro.
Afati kalimtar në Kinë është i hapur deri të martën andaj Bacca është i joshur nga oferta e pasur e Tianjin Quanjian që i ka ofruar pagë prej 12 milionë euro në stinor, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, klubi kinez i ka ofruar Milanit mbi 30 milionë euro për blerjen e ish yllit të Sevillas. /Lajmi.net/