Christensen ka refuzuar të luajë në finale të Kupës FA

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen raportohet se e ka refuzuar të luante në finalen e Kupës FA të së shtunës me Liverpoolin.

Sport

16/05/2022 09:25

Thomas Tuchel dihej se ishte pa Ben Chilwell dhe Callum Hudson-Odoi për udhëtimin në “Wembley”, ndërsa Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante u rikuperuan nga lëndimet e tyre përkatëse derisa Kai Havertz dhe Timo Werner pësuan lëndime të reja.

Trevoh Chalobah, Thiago Silva dhe Antonio Rudiger u aktivizuan si tre mbrojtësit e “Bluve” në finalen kundër Liverpooli, me Cesar Azpilicueta që mbeti në stol.

Megjithatë, Christensen, i cili sapo ishte shëruar nga një sëmundje dhe pritej të paraqitej në fushë, por ai nuk u pa askund gjatë ndeshjes.

Sipas “The Mirror”, Christensen mori vendimin për të përjashtuar veten nga finalja e FA Cup dhe ai mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për “Blutë”, përcjell lajmi.net.

Danezi thuhet se do të niste ndeshjen si startues në “Wembley”, por i tronditi shokët e skuadrës duke u zhdukur nga hoteli i ekipit, duke e detyruar Tuchelin të bëjë ndryshim të planeve në minutën e fundit.

26-vjeçari u paraqit për 90 minuta në fitoren e së mërkurës në Premier Ligë ndaj Leeds United, por ai thuhet se është ankuar për dhimbje stomaku atë ditë.

Kontrata e Christensen me Chelsean skadon pas vetëm gjashtë javësh dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” tashmë është pothuajse i sigurt./Lajmi.net/