Chris Brown koncert në Shqipëri? (Foto)

Këngëtari i famshëm amerikan, Chris Brown ka publikuar datat e turneut të tij të koncerteve që do të mbajë në Evropë.

ShowBiz

14/06/2016 23:49

Në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Chris ka postuar një foto me datat e koncerteve që do të zhvillojë këtë verë.

Mes këtyre datave ndodhet edhe Shqipëria, për të cilën parashikohet një koncert më 8 korrik në Durrës. Deri më tani nuk është bërë ndonjë promo se ku do të performojë këngëtari. Kjo pritet që të konfirmohet më vonë./shekulli