Chlesea ofron këtë lojtar për shërbimet e Hysaj
Chelsea po kërkon që në çdo mënyrë të ketë në dispozicion shërbimet e Elseid Hysaj.
Sport
Për këtë, skuadra e Maurizio Sarri është e gatshme që të ofrojë edhe shërbimet e qendër mbrojtësit Andreas Christensen, shkruan “Calciomercato”, transmeton lajmi.net.
Danezi nuk po gjen hapësirat e tij tek skuadra londineze dhe kësisoj po e kërkon largimin nga “Stamford Bridge”.
Për lojtarin interesim të madh ka shprehur skuadra italiane Milan, por së fundmi thuhet se edhe Napoli po e shqyrton transferimin e tij.
Mënyra e vetme për nënkampionët e Italisë që të arrijnë tek Christensen do të ishte nëse ofrojnë të preferuarin e Sarri, Elseid Hysaj. /Lajmi.net/