Chiesa anulon pushimet, fillon stërvitjet për t`u rikthyer sa më shpejt në fushë
Lojtari i Juventus, Federico Chiesa ka anuluar pushimet pasi kërkon të rikthehet sa më shpejt në fushat e blerta.
Sport
Chiesa ka mbetur jashtë fushës që nga janari pasi mori një lëndim të rëndë në gju, gjatë fitores 4-3 ndaj Romës në ‘Stadio Olimpico’.
Ai humbi pjesën tjetër të sezonit, si dhe humbjen e Italisë në ‘Play-Off’ kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Maqedonisë së Veriut.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se, derisa bashkëlojtarët e tij do të marrin pushim gjatë verës, Chiesa do të jetë në terrenin stërvitor të Continassa për të siguruar që ai të kthehet të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur, përcjell lajmi.net.
Ai iu bashkua Juves në fillim të sezonit 2020-21 nga Fiorentina për shumë 40 milionë euro./Lajmi.net/