Ligji për Specialen, Abdixhiku: Ju thamë, euforia kolektive dhe zhurma po e mundin arsyen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar qëndrimin e partisë së tij lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij në Kuvend nga presidentja e Kosovës. Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se në raste të rëndësishme për vendin duhet të mbizotërojë arsyeja.…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar qëndrimin e partisë së tij lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij në Kuvend nga presidentja e Kosovës.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se në raste të rëndësishme për vendin duhet të mbizotërojë arsyeja.
“T’ju them “ju thamë”, nuk më duket që nuk ka vlerë shumë, më duket arrogante, por e vërteta është se ju thamë. Ndjej keqardhje që në momentet shumë të rëndësishme të vendit, euforia kolektive dhe zhurma po e mundin arsyen. Besoj se këto janë momentet kur duhet të jemi shumë më racionalë se si veprojmë tutje, edhe të kemi guximin të themi “mbreti është lakuriq ndonjëherë”, deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK-ja e konsideron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të shenjtë.
“Për LDK-në, siç e kemi thënë vazhdimisht, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e shenjtë. Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili nis me lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Pra, këto tri shtylla janë të pandashme për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.