Chiellini zbulon synimet që ka me Juventusin këtë sezon

Giorgio Chiellini ka deklaruar se dëshiron të përfundojë këtë sezon duke fituar medalje të Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Evropian.

Sport

01/11/2019 10:50

35 vjeçari aktualisht gjendet në fazën e rikuperimit pas në lëndimi të pësuar në fillim të sezonit.

“Dua të fitoj Skudeton e 10 me Juventusin dhe pastaj nëse është e mundur Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, por nëse arrij të fitoj vetëm njërën, do të jem i lumtur”, ka deklaruar Chiellini, përcjell lajmi.net.

“Jam rikthyer në stërvitje dhe jam duke punuar shumë në palestër”.

“Nuk kam luajtur për shumë ekipe dhe jam me fat që jam mjaft i mirë, sepse të qëndrosh këtu për 15 vite nuk është e lehtë”./Lajmi.net/