Chiellini heq dyshimet për rinovimin e kontratës: Të hënën do jem në Torino

Giorgio Chiellini ka folur se kur do ta rinovojë kontratën me Juventusin.

Sport

29/07/2021 15:32

Chiellini ishte njëri nga lojtarët më të mirë në “Euro 2020” duke fituar kampionatin me Italinë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, ai ishte njëri nga lojtarët e paktë që ishin pa kontratë në këtë Kampionat Evropian. Sidoqoftë, ai në intervistën e fundit i ka dhënë fund spekulimeve për kontratën e tij ose largimit eventual.

“Kam nevojë edhe për pak pushim për të rimarrë vetën nga ngarkesa e muajve të fundit, por të hënën do të jem në Torino dhe do të jem i lumtur që do të rifilloj”, tha ai.

“Sa i përket kontratës, Agnelli ishte tashmë kategorik në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Dua të ngre edhe disa Kupa të tjera, sepse apetiti rritet kur vesh një fanellë që nuk e ka fituar Scudetton vitin e fundit, atëherë kjo të jep një shtysë ekstra”, deklaroi Giorgio Chiellini./Lajmi.net/