Chiellini e quan veten me fat që jeton në epokën e CR7 dhe Messit

Giorgio Chiellini ka thënë se është me fat që jeton në të njëjtën kohë me shokun e skuadrës, Cristiano Ronadon, dhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke i krahasuar këta të dy me më të mëdhenjtë e tenisit, Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Sport

04/05/2019 08:11

Cristiano Ronaldo me golin e 601 në karrierë për klube, i siguroi një pikë Juventusit në derbin kundër Torinos, ndërsa 601 numëron edhe Messi, që shënoi dy herë kundër Liverpoolit në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësit italian beson se është i bekuar që luan në të njëjtën epokë me këta dy lojtarë.

“Ne jemi me fat që jetojmë në të njëjtën epokë me këta dy lojtarë yje”, ka thënë Chiellini për ‘Sky Sport Italia’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne mund t’i krahasojmë ata me Federerin dhe Nadalin. Një ditë Cristiano ndoshta është më i miri në botë, dhe ditën tjetër Messi, por e vërteta është se ata janë jashtëtokësorë që luajnë një tjeër sport për ne”./Lajmi.net/