Chelsea triumfon edhe në ndeshjen kthyese ndaj Tottenham, kualifikohet në finale të “EFL Cup”

Chelsea ka siguruar finalen e "EFL Cup" pasi triumfoi në dy takime ndaj Tottenhamit.

Sport

12/01/2022 22:42

“Blutë” e Londrës që fituan ndeshjen e parë me rezultat 2 – 0, triumfuan në udhëtim me rezultat 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte qendërmbrojtësi Antonio Rudiger që realizoi një eurogol pas një asistimi të Mount, që doli vendimtar në këtë gol (18′).

Kjo ndeshje ishte e pafat për vendasit, që iu anuluan dy penallti nga VAR-i, derisa u anulua edhe goli i Harry Kane.

Në rast që do pranoheshin këto penallti dhe goli, atëherë ndeshja me shumë gjasa do ishte në vazhdime/

Sidoqoftë, Chelsea tani në finale do e mirëpres fituesin e përballjes Liverpool – Arsenal./Lajmi.net/