Chelsea synon ta ndërfusë Loftus-Cheekun në tentativat për Fofanan

Chelsea është e gatshme ta përfshijë në marrëveshje anësorin Ruben Loftus-Cheek në tentativat për mbrojtësin Wesley Fofana. Sipas raportimeve të fundit, londinezët shpresojnë se anglezi, së bashku me 40 – 45 milionë funte do ta sjellin mbrojtësin në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net. Chelsea, pas dështimit me Julas Kounden, dëshiron që të mos mbetet vetëm me…

Sport

02/08/2022 22:17

Chelsea është e gatshme ta përfshijë në marrëveshje anësorin Ruben Loftus-Cheek në tentativat për mbrojtësin Wesley Fofana.

Sipas raportimeve të fundit, londinezët shpresojnë se anglezi, së bashku me 40 – 45 milionë funte do ta sjellin mbrojtësin në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Chelsea, pas dështimit me Julas Kounden, dëshiron që të mos mbetet vetëm me dy mbrojtës klasi në qendër, andaj s’e ka ndërmend të heqë dorë nga francezi.

Vlera aktuale e tij në treg, sipas Transfermarkt, është diku rreth 40 milionë euro. /Lajmi.net/