Chelsea shpreh interesim për të nënshkruar me Nkunkun

Chelsea ka shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Leipzigut, Christopher Nkunkun.

Sport

25/05/2022 17:49

Sulmuesi ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën gjermane, duke kontribuar në më shumë se 50 gola (34 gola dhe 20 asiste) në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

“Blutë” do të tentojnë të kthehen në rrugë të trofeve sezonin e ardhshëm dhe, për rrjedhojë, emri i francezit është shumë i mirëpritur në kampin londinez.

Për Nkunkun kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra të tjera evropiane, mirëpo ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit. /Lajmi.net/