Chelsea shfrytëzon uljen e çmimeve të futbollistëve, vihet pas katër yjeve

Roman Abramovich është i përgatitur të mbështesë Frank Lampard në afatin kalimtar të transferimeve për prurje të reja, për të përfituar në uljen e çmimeve të futbollistëve shkaku i koronavirusit.

Sport

02/06/2020 18:35

Mbrojtësi i majtë i Leicester City, Ben Chilwell, është një objektiv afatgjatë i Lampard,ndërsa ‘Blutë’ gjithashtu në listën e tyre kanë përfshirë edhe tre emra nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për Kai Havertz i Bayer Leverkusen, Jadon Sanchon e Borussia Dortmund dhe Timo Werner i RB Leipzig.

Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ është e gatshme të intervenojë edhe për Moussa Dembelen e Lyon.

Me këto përforcime, Chelsea do të kërkonte titullin e Premierligës në sezonin e ri, i cili është fituar nga Manchester City në dy sezonet e fundit, dhe me Liverpool që është rrugës së mirë për të bërë një gjë të tillë në sezonin aktual./Lajmi.net/