Chelsea shet gjashtë futbollistë për ta blerë Messin

Chelsea është i gatshëm t’i shesë gjashtë futbollistë për të grumbulluara para për blerjen e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

04/02/2015 13:36

Chelsea është përmendur si një prej klubeve të interesuara për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli argjentinas spekulohet se mund të largohet nga gjiganti katalan gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, Chelsea është i gatshëm ta mirëpres në Stamford Bridge.

Messi kushton shtrenjtë, andaj Chelsea është i gatshëm të shesë gjashtë futbollistë për të grumbulluar fonde për blerjen e tij, ka bërë të ditur analisti, Guillem Balague.

Në mesin e futbollistëve që mund të shiten për të grumbulluar para për blerjen e Messit janë Loic Remy, Didier Drogba, Ramires, Obi Mikel, Van Ginkel dhe Petr Cech.