Chelsea rrëmben Werner – gati të nënshkruhet kontrata pesë vjeçare

Chelsea po ia rrëmben Liverpoolit yllin e Leipzig.

Sport

04/06/2020 18:30

Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Chelsea po e fiton garën për shërbimet e Timo Werner, transmeton lajmi.net.

Sipas po të njëjtave burime, Werner do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Chelsea (deri në vitin 2025).

Me këtë kontratë, ylli i kombëtares së Gjermanisë do të fitojë 10 milionë euro për vit.

Deri më tani, Liverpool ishte skuadra favorite për shërbimet e Werner. Situata ka ndryshuar së fundmi. /Lajmi.net/