Chelsea rivalizon Juventusin dhe Tottenham për Zaniolon

Chelsea ka hyrë në garë me Juventusin dhe Tottenhamin Hotspur për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo. 23-vjeçari është lidhur shumë me një largim nga kryeqyteti italian këtë muaj, pavarësisht dëshirës së Jose Mourinhos për të mbajtur sulmuesin e talentuar. Siç raportohet nga ‘La Repubblica’, Chelsea së fundmi i është bashkuar garës me Juventusin dhe Tottenhamin…

Sport

22/08/2022 15:34

Chelsea ka hyrë në garë me Juventusin dhe Tottenhamin Hotspur për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

23-vjeçari është lidhur shumë me një largim nga kryeqyteti italian këtë muaj, pavarësisht dëshirës së Jose Mourinhos për të mbajtur sulmuesin e talentuar.

Siç raportohet nga ‘La Repubblica’, Chelsea së fundmi i është bashkuar garës me Juventusin dhe Tottenhamin për Zaniolo, përcjell lajmi.net.

Të tre klubet pritet të dërgojnë oferta konkrete në një moment këtë javë, të etur për të blerë 23-vjeçarin përpara se të përfundojë dritarja e transferimeve në më pak se dy javë.

Shuma që Roma kërkon për italianin është rreth 50 milionë euro.

Mbetet të shihet se drejt cilit ekip do transferohet Zaniolo./Lajmi.net/