Chelsea planifikon nisjen e bisedimeve për rinovimin me Silvan dhe Jorginhon
Chelsea planifikon në javët në vijim të nis bisedimet për rinovim me dyshen Thiago Silva dhe Jorginho.
Sport
Me brazilianin gjithçka do jetë më e lehtë sepse në kontratën momentale ka opsionin për rinovim për 12 muajt e ardhshëm, ndërsa Jorginho ka edhe dy vite kontratë, por vazhdon të ketë spekulime lidhur me të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.
Sipas SportItalia, klubi londinez do diskutojë me Silvan për rinovim dhe duan ta mbajnë deri në vitin 2023.
Kurse, sa i përket Jorginhos që është rikthyer si titullarë nën urdhrat e Thomas Tuchelit, do t’i ofrohet qëndrimi në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2025.
Në dy ndeshjet e para të Tuchelit në krye, Chelsea ka fituar katër pikë, duke regjistruar një barazim dhe një fitore./Lajmi.net/