Nis ardhja e mërgimtarëve, kolona të gjata në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë

Me afrimin e sezonit veror dhe pushimeve, mërgimtarët kanë nisur të vijnë drejt Kosovës, ndërsa në pikat kufitare janë krijuar kolona të gjata automjetesh. Të dielën janë regjistruar pritje të gjata dhe fluks i shtuar në pikën kufitare të Bajakovës, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes…

Lajme

12/07/2026 15:09

Me afrimin e sezonit veror dhe pushimeve, mërgimtarët kanë nisur të vijnë drejt Kosovës, ndërsa në pikat kufitare janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Të dielën janë regjistruar pritje të gjata dhe fluks i shtuar në pikën kufitare të Bajakovës, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Pamjet nga kamerat e trafikut tregojnë kolona të gjata automjetesh dhe pritje të shumta në të dyja pikat kufitare, të cilat përdoren nga mijëra bashkatdhetarë që udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit veror.

Fluksi i shtuar pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi mijëra bashkatdhetarë nga vendet e Evropës nisen drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre.

KËTU mund ta shikoni live gjendjen në këtë pikë kufitare.