Ramadani: AAK-ja është e vetmja që ka ofruar platformë për tejkalimin e bllokadës politike

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij është e vetmja që ka ofruar një platformë konkrete për tejkalimin e bllokadës politike në vend. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani tha se AAK-ja ka mbetur e sinqertë gjatë gjithë zhvillimeve politike, duke theksuar se oferta…

Lajme

12/07/2026 15:06

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij është e vetmja që ka ofruar një platformë konkrete për tejkalimin e bllokadës politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani tha se AAK-ja ka mbetur e sinqertë gjatë gjithë zhvillimeve politike, duke theksuar se oferta e saj është bërë në interes të shtetit dhe qytetarëve, pa kërkuar pjesëmarrje në ekzekutiv.

“Aleanca e vetmja që ka dhënë ofertë e platformë se si shmanget bllokada. Aleanca mbetet e sinqerta në krejt këtë situatë. Tjerët le të flasin për poste me orë, ditë a javë po deshën, ne ofruam mbështetjen tonë në përfitim të shtetit e popullit. Asgjë për Aleancën. Përfitojnë bujqit, ndërmarrësit e vegjël, Prishtina, si dhe qytetarët me infrastrukturë të përfunduar e me çmime më të ulëta të rrymës”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka publikuar edhe kushtet që AAK-ja i ka paraqitur për mbështetjen e formimit të institucioneve të reja, duke ritheksuar se kjo mbështetje ofrohet pa asnjë pjesëmarrje në Qeveri. /Lajmi.net/