Chelsea në orët në vijim do bëjë ofertë zyrtare për Kounde

Chelsea në orët e ardhshme do përgatis një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

Sport

25/08/2021 09:07

Meqenëse marrëveshja mes Kurt Zouma dhe West Ham është pranë kompletimit, Chelsea ka vend në skuadër për francezin, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano njofton se Chelsea në orët e ardhshme do bëjë ofertën zyrtare për Kounde.

Ndërkohë, marrëveshja mes lojtarit dhe skuadrës angleze është arritur që disa javë./Lajmi.net/