Chelsea monitoron Hakimin

Gjiganti anglez, Chelsea janë duke monitoruar situatën e Achraf Hakimit.

Sport

30/05/2022 15:26

Hakimi ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2026 dhe një largim i tij nga ‘Parc des Princes’ nuk pritet të ndodhë.

Përkundër kësaj, siç njofton ‘The Athletic’ Chelsea janë duke e monitoruar situatën e marokenit, përcjell lajmi.net.

Nëse mbrojtësi i djathtë vendos të largohet atëherë Premier Liga do të jetë opsion për të.

‘Blutë e Londrës’ edhe më parë kanë kërkuar të marrin shërbimet e Hakimit, por ai zgjodhi PSG-në para tyre.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 23 vjeçarit./Lajmi.net/