Chelsea ka një trajner të ri

Chelsea ka identifikuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Merkato

23/01/2016 08:28

Chelsea ka kontaktuar me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri rreth angazhimit të tij në postin e menaxherit për sezonin e ardhshëm.

“The Sun” raporton se ish strategu i Milanit është kontaktuar nga “Blues” që e shkarkuan Jose Mourinhon në dhjetor dhe emëruan Guus Hiddinkun deri në fund të sezonit, përcjell “Lajmi.net”.

Allegri besohet se është i interesuar të punojë në Premierligë edhe pse vazhdoi kontratën me Juventusin në verën e vitit të kaluar, deri në verën e vitit 2017.