Chelsea – Juventus: Analizë, statistikë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e martë) do të zhvillohet ndeshja interesante ndërmjet Chelseas dhe Juventusit në kuadër të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/11/2021 10:34

Dy skuadrat do mundohen të arkëtojnë pikët e plota, me dëshirën për t’u larguar nga grupi si lider, shkruan lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

Te Chelsea mungon Mateo Kovacic, derisa në dyshime janë dyshja Romelu Lukaku dhe Kai Havertz, derisa Juventus ka më shumë të lënduar, si Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Mattia de Sciglio dhe Aaron Ramsey, kurse Paulo Dybala dhe Danilo mbesin në dyshime.

Statistikë:

Ka pasur nën 2.5 gola të shënuar në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Chelseas në Ligën e Kampionëve.

Juventus ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventus ka qenë duke barazuar në pjesën e parë dhe duke fituar në pjesën e dytë, në tre ndeshjet e fundit.

Chelsea ka mbajtur portën e paprekur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Rudiger, Silva, Azpilicueta; Chilwell, Jorginho, Kante, James; Ziyech, Mount; Werner

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; Chiesa, Bentacur, Locatelli, Rabiot; Morata, Kulusevski

Analizë:

Chelsea vazhdon të jetë lider në Premierligë, pas fitores 3 – 0 ndaj Leicester dhe vazhdojnë të jenë të pamposhtur në nëntë ndshje. “Blutë” nuk kanë humbur që nga ndeshja në Torino prej 1 – 0 nga Juve.

Duke ndjekur fitoren ndaj Lazios (2-0), Juventus arriti fitoren e tretë radhazi në këtë kompeticion.

“Zonja e Vjetër” tashmë ka siguruar kualifikimin tutje dhe duan vetëm pozitën e parë, por pasi Chelsea është në top formë, mbesin favorit.

Parashikim: 

Chelsea 2 – 1 Juventus.

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/