Chelsea i interesuar në transferimin e Araujos nga Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo shihet si 'shënjestër' kryesore për Chelsean.

Sport

25/11/2021 19:25

22-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga klubi uruguaian, Boston River në vitin 2018 dhe ka zhvilluar 52 paraqitje për katalunasit në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Aruajo ka qenë i rëndësishëm për Barcelonën këtë sezon, duke bërë 13 paraqitje dhe Xavi besohet që është i interesuar për t’ia vazhduar kontratën.

Sidoqoftë, negociatat nuk janë të avancuar, me kontratën momentale që skadon në vitin 2023.

Sipas Mundo Deportivo, një numër i klubeve janë duke shikuar sitautën e lojtarit dhe agjenti është duke pranuar oferta vërtet interesante.

Chelsea ka interesim për uruguaianin, pasi në verë mund të humbasin yjet si Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta dhe Andreas Christensen.

Ndërkohë, Barcelona nuk dihet nëse do e konsiderojë shitjen e Aruajo./Lajmi.net