Chelsea i bashkohet garës për Ivan Perisic

Skuadra e Chelsea është skuadra e tretë nga Londra që i bashkohet garës për kroatin Ivan Perisic.

Sport

16/01/2022 09:30

Reprezentuesi kroat do të mbetet pa kontratë tek Inter në fund të këtij sezoni dhe rinovimi duket të jetë akoma larg.

Raportime të ‘Mirror’ bëjnë të ditur se Chelsea tashmë po konsideron një lëvizje për Perisic, transmeton lajmi.net.

Inter janë gati të dëgjojnë ofertat për kroatin, pasi rrezikojnë ta humbin si lojtar të lirë gjatë verës.

Arsenal dhe Tottenham thuhet të kenë po ashtu interesim, por edhe ‘Blutë’ po kërkojnë të forcojnë krahët. /Lajmi.net/