Chelsea humb dhe skuqet
Chelsea humbi 1:0 në udhëtim te Aston Villa, duke marrë një goditje të rëndë në garë për titull të kampionit në Premierligë. Skuadra e Jose Mourinhos pësoi disfatë të befasishme në Villa Park, dhe tani rrezikon të humb kryesimin në tabelë, nëse Manchester City fiton tri ndeshjet e mbetura. Pjesa e parë nuk solli gola.…
Sport
Chelsea humbi 1:0 në udhëtim te Aston Villa, duke marrë një goditje të rëndë në garë për titull të kampionit në Premierligë.
Skuadra e Jose Mourinhos pësoi disfatë të befasishme në Villa Park, dhe tani rrezikon të humb kryesimin në tabelë, nëse Manchester City fiton tri ndeshjet e mbetura.
Pjesa e parë nuk solli gola. Por, gjithçka ndryshoi në të dytën kur Chelsea mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të mesfushorit Willian me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68’të.
Avantazhin numerik e shfrytëzuan vendasit që shënuan nëpërmjet Fabian Delph në minutën e 82’të.
Blues nuk arritën të kundërpërgjigjen dhe e përfunduan duelin me nëntë futbollistë pas kartonit të kuq që u ndëshkua edhe mesfushori tjetër Ramires.
Për protesta u përjashtua edhe menaxheri Jose Mourinho.