Chelsea hedh sytë kah talenti i Villarreal
Frank Lampard do t'i jepet drita jeshile për të shpenzuar në janar pasi FIFA tërhoqi ndalesën e transferimeve për Chelsean, dhe Blutë tani kuptohet se po monitorojnë nga afër progresin e Samuel Chukwueze.
Sport
Nigeriani ka gjetur një formë të shkëlqyer që nga fillimi i sezonit 2018/19, dhe është shfaqur si një opsion për Chelsea pasi ata kërkojnë të sigurojnë të ardhmen e tyre për një kohë të gjatë pasi që Willian dhe Pedro po shkojnë drejt fundit të epokës së tyre.
Fillimisht u tha se Chelsea po kërkonte të sillte përsëri Jadon Sancho në Angli në janar, por sipas Telegraf, një marrëveshje e tillë ndoshta do të ishte shumë komplekse për ta përfunduar në këtë pikë, përcjell lajmi.net.
I njëjti raport detajon interesin e kahershëm të Chelsea për Chukwueze, dhe ylli i Villarreal është një mundësi për të rimbushur opsionet e sulmit të klubit londinez.
Wilfried Zaha dhe Leon Bailey janë opsionet tjera të skuadrës që drejtohet nga Lampard. /Lajmi.net/