Chelsea gati të shpenzojë 100 milionë euro për Chiesan

Chelsea është duke u përgatitur të shpenzojë plotë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Sport

24/11/2021 11:29

24-vjeçari ishte ndër më të mirët për Italinë në “Euro 2020”, derisa zhvilloi rol të rëndësishëm edhe për “Zonjën e Vjetër” gjatë sezonit 2020/21, duke shënuar tre gola dhe regjistruar tre asitime në 15 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Chiesa teknikisht është ende huazim te Juventus nga Fiorentina, por “Zonja e Vjetër” ka marrëveshje që ta blejë në verë.

Sipas Calciomercato, Chelsea ka interesim të madh për lojtarin verën e kaluar, por nuk i bindi “Bianconerët” që ta lejojnë të largohet.

Raportohet se interesimi i “Bluve” mbetet i njëjtë për italianin dhe do shpenzojnë rreth 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Sulmuesi zhvilloi 80 minuta në humbjen ndaj Chelseas në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/