Chelsea e zyrtarizon Aubameyang në ditën e fundit të merkatos
Në ditën e fundit të afatit të transferimeve Chelsea zyrtarizoi edhe një blerje tjetër. Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton lajmi.net. Lojtari i kaloi suksesshëm testet mjekësore në mesnatë, për ta kompletuar kalimin e tij te rivalët e ish-skuadrës së tij, Arsenalit. Shuma e këtij transferimi ishte diku rreth 12 milionë euro. Lojtari nënshkroi kontratë…
Sport
Në ditën e fundit të afatit të transferimeve Chelsea zyrtarizoi edhe një blerje tjetër.
Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton lajmi.net.
Lojtari i kaloi suksesshëm testet mjekësore në mesnatë, për ta kompletuar kalimin e tij te rivalët e ish-skuadrës së tij, Arsenalit.
Shuma e këtij transferimi ishte diku rreth 12 milionë euro.
Lojtari nënshkroi kontratë dyvjeçare me “Blutë” që e mban atë te londinezët deri në vitin 2024. /Lajmi.net/