Chelsea dhe Tottenham rivalizojnë Man Cityn për kartonin e Cucurella
Lojtari spanjoll, Marc Cucurella është në radarin e gjigantëve të Premier League.

Sport
Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës së Brighton dhe vlera e tij është rritur në treg.
Skuadra e Manchester City është vënë fuqishëm pas tij, por në garë janë afruar edhe Tottenham e Chelsea, përcjell lajmi.net.
23 vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës, por ka gjetur shkëlqimin e tij vetëm pasi kaloi në Angli.
Brighton pritet të kërkojnë deri në 40 milionë euro për të lëshuar kartonin e mbrojtësit të majtë.
Mbetet të shihet kush nga tri skuadrat do të bëjë ofertën më të mirë për spanjollin. /Lajmi.net/