Chelsea dëshiron rikthimin e Palmierit, bën ofertë të re drejtë Lyonit

Chelsea ka ofruar 3.3 milionë funte për të rikthyer mbrojtësin Emerson Palmieri nga huazimi para kohe, edhe pse skuadra franceze nuk është duke lejuar.

Sport

11/01/2022 14:09

Kampioni i Evropës kërkon një mbrojtës të krahut të majtë me patjetër, pasi Ben Chilwell ka humbur sezonin, derisa Marcos Alonso është lojtari i vetëm i mbetur në atë pozitë, transmeton lajmi.net.

Me Chelsean që është duke garuar në pesë trofe, duke përfshirë Kupën e Botës për klube, shikuan edhe mundësinë për nënshkrimin me Lucas Digne.

Por, mbrojtësi i Evertonit preferon kalimin te Aston Villa, andaj trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar nga klubi rikthimin e Emersonit nga huazimi.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka bërë dy kërkesa, derisa te kjo e fundit kanë ofruar kompensim prej 3.3 milionë funte.

Ndërkohë, në raste që refuzohet në ditët e ardhshme kjo ofertë, Chelsea do fokusohet të nënshkrimi me yllin e Barcelonës, Sergino Dest./Lajmi.net/