Chelsea blindon edhe një tjetër talent
Callum Hudson-Odoi do të takohet me Chelsean për të vënë lapsin në letër për një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 100,000 mijë funteve në javë, pasi gjasat e Bayern Munich për të nënshkruar me tinejxherin janë shuar.
Sport
Bayern bëri disa oferta për Hudson-Odoi gjatë dritares së transferimeve të janarit, e fundit e cila ishte me vlerë 35 milionë funte dhe deklaruan publikisht se ishin të interesuar edhe këtë verë, pasi marrëveshja e anglezit në ‘Stamford Bridge’ skadonte.
Megjithatë, Goal konfirmon se Hudson-Odoi ka sinjalizuar vendimin e tij për të qëndruar në perëndim të Londrës pas emërimit të Frank Lampard si trajner i ri i klubit gjashtë muaj pasi dorëzoi kërkesën për largim, transmeton lajmi.net.
18-vjeçari ka kohë që e ka lënë në dyshim të ardhmen e tij, por Lampard ka lëvizur si publikisht ashtu edhe privatisht për të bindur yllin të nënshkruajë marrëveshje të re.
Problemi ishte paga e majme që kërkohej nga Odoi, por duket se largimi i Eden Hazard ka alarmuar drejtuesit e Chelseat.
Hudson-Odoi ndjek shembullin e Ruben Loftus-Cheek dhe Mason Mount, që ditë më parë nënshkruan marrëveshje të re me ‘Blutë’. /Lajmi.net/