Chelsea bën gati 110 milionë euro për Osimhen, problem veç Liga e Kampionëve

Skuadra e Chelseat nuk do të ndalet gjatë afatit kalimtar të verës. Është në kërkim të një sulmuesi, por që problem mund të jetë mos-pjesëmarrja në UEFA Champions League. Sipas mediave të huaja, Blutë e Londrës kanë përgatitur një ofertë plotë 110 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, shkruan Lajmi.net Por, problemi i…

Sport

23/05/2023 21:15

Skuadra e Chelseat nuk do të ndalet gjatë afatit kalimtar të verës. Është në kërkim të një sulmuesi, por që problem mund të jetë mos-pjesëmarrja në UEFA Champions League.

Sipas mediave të huaja, Blutë e Londrës kanë përgatitur një ofertë plotë 110 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, shkruan Lajmi.net

Por, problemi i vetëm në këtë marrëveshje mund të jetë mos-pjesëmarrja e Chelseat sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

24-vjeçari disa herë e ka potencuar se është fans i madh i Didier Drogbas, i cili pritet të jetë njeriu vendimtar për transferimin e sulmuesit afrikan në “Stamford Bridge”.

Osimhen me Napolin arriti ta fitonte titullin e Serie A gjatë këtij sezoni. Ai në 30 paraqitje shënoi 23 gola dhe bëri pesë asiste.

Sigurisht që për të janë të interesuar shumë klube të mëdha europiane. Madje presidenti De Laurentiss e ka konfirmuar shumë herë që vetëm një ofertë marramendëse mund ta largoj atë nga “Diego Armando Maradona”./Lajmi.net/