Chelsea barazon ndaj Gladbach

Chelsea nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2:2 ndaj Borussia Monchengladbach.

Sport

03/08/2019 19:21

Kjo ishte edhe miqësorja e fundit e skuadrës së Frank Lampard përpara fillimit të edicionit të ri.

Fillimisht, skuadra gjermane shënoi dy herë, por ‘Blutë’ u rikthyen gjatë pjesës së dytë, përcjell lajmi.net.

Plea (13’) dhe Hofmann (39’) i dhanë epërsinë vendasve në 45 minutat e para.

Ndërkohë, Chelsea barazoi rezultatin falë dy penalltive të fituara, me Tammy Abraham (59’) dhe Ross Barkley (86’) që shndërruan në dy 11-metërsha.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës londineze do të jetë ajo ndaj Manchester United, më 11 gusht. /Lajmi.net/