Allegri që fitoi 11 trofe me Juventusin për pesë vite, u shkarkuar në vitin 2019 dhe ende është i papunë, transmeton lajmi.net.
Me largimin e Lampardit, flitej që Allegri mund të jetë pasuesi, por kjo gjë nuk është e vërtetë.
Këtë e ka konfirmuar eksperti Fabrizio Romano, që bëri të ditur se nuk ka pasur ndonjëherë kontakt dhe Thomas Tuchel do bëhet trajneri i ri i londinezëve.
“Allegri nuk ka pasur kontakt me bordin e Chelseas në javët e fundit”, tha ai.
Tuchel pritet që të shpejti zyrtarisht të bëhet trajner i Chelseas, derisa sa i përket Allegrit, ai mund të marrë stolin e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca, në rast se ky i fundit shkarkohet./Lajmi.net/