Charlie LeDuff: Detroit, An American Autopsy

Në zemër të Amerikës, një metropol është duke u shkatërruar qetas. Detroiti, njëherë qyteti më i pasur në vend, tash është më i varfri. Dikur pararojë e epokës së makinave në Amerikë – prodhimtari masive, automobila dhe punëtorë me jaka të bardha, aktualisht është kryeqyteti i Amerikës për papunësi, analfabetizëm dhe konfiskim të shtëpive për…

ShowBiz

25/11/2013 15:41

Në zemër të Amerikës, një metropol është duke u shkatërruar qetas.

Detroiti, njëherë qyteti më i pasur në vend, tash është më i varfri.

Dikur pararojë e epokës së makinave në Amerikë – prodhimtari masive, automobila dhe punëtorë me jaka të bardha, aktualisht është kryeqyteti i Amerikës për papunësi, analfabetizëm dhe konfiskim të shtëpive për shkak të mospagesës së kredive. Një qytet i madhësisë së San Francisco’s dhe Manhattan mund të vendoset në hapësirat e zbrazëta të Detroitit.

Charlie LeDuff e ka fituar Çmimin Pulitzer në vitin 2001, për kontributet e tij në serinë e The New York Times: How Race Is Lived in America. Por, ai është kthyer në qytetin e tij të lindjes, për ta gjetur në rrënim të plotë. Këtë e paraqet në Detroit: An American Autopsy.

Me qasje të thellë vetëkritike, e cila i shquan reportazhet e tija, si dhe me indinjimin e sinqertë që njeriu ndjen për vendlindjen kur ajo është në gjendje të keqe, LeDuff dëshiron të zbulojë se çfarë e ka shkatërruar qytetin e tij.

Shoqërohet me skuadrën e zjarrfikësve lokalë, e cila përpiqet që t’i mbrojë lagjet nga zjarrvëniet e qëllimshme dhe korrupsionin burokratik. Hulumton senatorët e shtetit dhe zyrtarët policorë që kanë përfituar nga teposhta e qytetit.

Për dekada me radhë, amerikanët kanë shpresuar se Detroiti është një përjashtim, një rast i veçantë. Por, LeDuff zbulon se Detroiti ka qenë dhe është Qytet Amerikan: me të, populli amerikan shkoi drejt prosperitetit – me të, shkoi drejt krizës. Detroiti nuk mund të injorohet më, sepse ajo çfarë ndodh në të – ndodh në tërë Amerikën.

Libri Detroit: An American Autopsy nuk është parabolë e pashpresë. Në vend të kësaj, LeDuff e ndan me lexuesit dramën thellësisht njerëzore të përmasave gjigante të lakmisë, injorancës, qëndresës dhe kurajës.

Ky libër është rrëfim i jashtëzakonshëm për një qytet të fortë në kohë të rëndë, në të cilin jetojnë disa nga njerëzit më të çuditshëm dhe më të fuqishëm të kombit amerikan.

 A.M.

Intervistë me Charlie LeDuff.